Lajm i mirë: Sot kanë dalë nga spitali dy të shëruarit me koronavirus nga Podujeva

Sot kanë dalë nga spitali dy të shëruarit e parë me Coronavirus. Bëhet fjalë për vëlla e motër nga Dumnica e Podujevës, të cilët ishin shtruar në QKUK dy javë më parë.

Fatëkeqësisht, i prekur me virus ishte edhe babai i tyre 82 vjecar, Halim Haliti, i cili për shkak të sëmundjeve të tjera nuk ia kishte arritur që të mbijetonte.

Lajmin për lirimin e tyre nga spitali e ka bërë të ditur kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e PDK-së, Naim Fetahu.

“Sot janë liruar si të shëruar plotësisht, dy pacientët e parë me Coronarivurs, të cilët janë nga Podujeva. Vëlla e motër të familjes Haliti, pas qëndrimit në QKUK dhe tretmanit që kanë marrë, tani kanë reazultuar negativ në testin e virusit Corona. Jam shumë i lumtur për familjen Haliti, që pas tragjedisë që kishin ditë më parë me vdekjen e Bacës Halim, sot morën një lajm të gëzuar si ky. Fatmirëisht, Podujeva nuk e ka asnjë tjetër të infektuar nga ky virus. Unë uroj që edhe të prekurit të tjerë të shërohen sa më parë dhe vendi ynë t’i kthehet normalitetit.”, ka shkruar Fetahu.

E për mbështetjen e tij gjatë gjithë kësaj kohe, Fetahun e ka falënderuar publikisht vëllai i të prekurve Mursel Haliti.

“Faleminderit shum nga ju Z.Naim Fetahu , në emer të familjes Haliti dua të them se ke respektin dhe levdatat per tërë këtë respekt dhe solidaritet qe ke treguar gjatë tërë këtyre ditëve me të gjith ne.”, ka shkruar Mursel Haliti.

Më tej, ai e ka konfirmuar se familjarët e tyre janë liruar.

“Po, sot fatmirsisht pas te gjith atyreve ditëve të këqija qe na percollen kemi të liruar nga spitali vllaun dhe motren tonë që ia dolen ta mposhtin edhe këtë betej me Covid-19 ,ku prej te ciles edhe humbem babin tonë. Jemi te lumtur qe sot po kthehen shëndosh e mir në shtëpi ,me ketë rast dua ti falenderoj të gjith stafin mjeksor të cilet gjenden në vijen e parë të frontit duke luftuar me këtë pandemi , uroj dhe besoj qe nuk do te ketë më as edhe nje viktim të vetme nga ky virus dhe që të gjith të infektuarit e tjerë të kthehen mir e me shendet te plot në familjet dhe shtepit e tyre.”

“Faleminderit edhe të gjith të tjerët qe na perkrahen tërë kto ditë .
Edhe një herë respekt të veqant për ju qe për asnjë ditë të vetme nuk ngurruat të më kontaktoni dhe të na jepni perkrahjen tuaj gjith familjes tonë”,ka përfunduar ai.