Ardhja në atdhe

Lajm i mirë për mërgimtarët që po vijnë në Kosovë: ​​Nuk ka pritje në pikat kufitare

Pas pritjeve të gjata që kishte në pikat kufitare me Serbinë, gjatë vikendit dhe ditës së djeshme, sot nuk ka pritje në asnjë pikë kufitare.

Në Merdare pritjet për të hyrë në Kosovë ishin deri në dy orë, kurse tek pika kufitare Dheu i Bardhë ato shkonin mbi një orë.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, ka njoftuar se pritjet më të gjata për të hyrë në Kosovë janë ato në Han të Elezit, ku pritet nga 10 deri në 20 minuta, kurse në pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë, pritet nga 5 deri në 10 minuta.

Po ashtu kjo qendër ka njoftuar se të gjitha që shpijnë në pikat kufitare, janë të hapura dhe nuk paraqesin problem për qarkullim.