Peja

Lajm i mirë: Peja po i kthehet normalitetit

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës, Petrit Loci, ka thënë se Komuna e Pejës po i kthehet normalitetit pas pandemisë COVID-19.

Sipas tij, deri më sot, afër 70 persona të prekur me COVID-19 janë shëruar plotësisht.

“Po është e vërtetë që Komuna e Pejës është në javën e dytë që është e qetë. Gjatë kësaj periudhe jemi dukë u marrë me pacientët, duke i ri-testuar si dhe po i bëjmë testime personave që janë të dyshuar se mund të jenë të infektuar me koronavirus. Në momentin që po flasim janë afër 70 persona që janë shëruar. Ata që ende nuk janë shëruar plotësisht janë në gjendje më të qetë. Gjatë gjithë kohës po bëhen ri-testime sipas planit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë”, ka thënë Loci për RTV Dukagjini – përcjellë Reporteri.net.

I pyetur se a mund të quhet kjo një fitore për Komunën e Pejës, ai tha:
“Nuk e kemi në mend që të shpallim ndojnë fitore pasi pandemia është ende aktive. Brenda territorit të Republikës së Kosovës, ende kemi raste pozitive dhe kjo nuk nënkupton që të shpallim fitore brenda komunës, pasi do të ishte një lajthitje nga ana jonë.”