Vushtrriasi Driton Bilalli ka marr edhe zyrtarisht pozitën e kryetarit të Komunës në Tranemo të Suedisë.

Lajmin e ka bërë të ditur babai i tij, Milazim Bilalli përmes rrjeteve sociale.

Ai u shpreh krenar për suksesin e arritur nga djali i tij duke i uruar punë të mbarë.

Postimi i plotë:

Sot djali ynë Driton Bilalli zyrtarisht merr postin e Kryetarit te Komunës ne Tranemo – Suedi. Ne si prindê dhe familje jemi shume krenar me sukseset dhe punen tuaj.
Urime dhe shume suksese. Te prift e mbara. Zoti te bekoft !