Emisari i BE’së

Lajçak sot pasdite në Beograd, e takon Vuçiqin

Emisari i BE’së për dialogun Kosovë -Serbi, sot pasdite në Beograd do të takohet me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, takim i aranzhuar ditë më parë.

Ndërkohë, dje në Prishtinë, Emisari i SHBA Gabriel Escobar bëri me dije se të martën në Bruksel do të bisedohet për çështjen e dinarit, ndërsa i kërkoi Kosovës të jetë fleksibile. Ai tha se me Kurtin ka pasur bisedë të mirë, ndërsa theksoi se Kryeministri i ka premtuar se do t’i shqyrtojë propozimet e tij.

Ndryshe, zyra për media e Presidentit të Serbisë, ka bërë me dije se takimi Vuçiq-Lajçak do të fillojë në ora 18:00.

Vuçiq më herët ka deklaruar se në takimin me Lajçakun, ndër të tjera, do të diskutojë edhe për votimet për heqjen e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës.