I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka biseduar sot me të dërguarin special britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Në një postim në Twitter, Lajçak tregon se së bashku me Peach diskutuan për dialogun dhe çështjet e rajonit.

“Kam pasur një bisedë të mirë dhe gjithëpërfshirëse sot në Bruksel për dialogun dhe çështjet rajonale me të dërguarin britanik në Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach”, shkroi Lajçak në Twitter.

Lajçak ka publikuar edhe një foto nga takimi.