Lajçak e takon Vuçiqin në Bratisllavë, flasin për dialogun

Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë një diskutim të rëndësishëm për dialogun, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lajçak në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se takimi mes tyre është zhvilluar në Bratisllavë në margjinat e forumut ”GLOBSEC2022”.

“Sot në Bratisllavë në margjina të GLOBSEC2022, u takova me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ne patëm edhe një tjetër diskutim të rëndësishëm për dialogun”.