Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, me numër 90 në listën zgjedhore, u ka drejtuar një mesazh falënderimi qytetarëve për mbështetjen dhe besimin e dhënë gjatë fushatës elektorale.
Në një postim publik, Brahimaj ka vlerësuar lart përkrahjen e qytetarëve, duke e cilësuar atë si motivim dhe përgjegjësi për angazhimin e tij politik.
“Nesër është dita e zgjedhjeve – një ditë e rëndësishme për të ardhmen tonë të përbashkët,” ka shkruar ai, duke theksuar rëndësinë e votës si mjet për ndryshim dhe për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për vendin.
Brahimaj ka deklaruar se kandidon me përulësi dhe përgjegjësi, duke shprehur besimin se fuqia e votës së qytetarëve do të sjellë ndryshimin e shumëpritur.







