Bashkatdhetarët kosovarë në Lindau Bodensee vazhdojnë të dëshmojnë përkushtimin e tyre të palëkundur ndaj Kosovës, duke u konfirmuar si një aset i çmuar i vendit si në të kaluarën, ashtu edhe sot.

Gjeneral Lahi Brahimaj, së bashku me kryetarin e nëndegës së Aleancës në Lindau Bodensee, Alban Lubeniqi, zhvilluan një takim me mërgimtarët, ku u diskutua për mobilizimin dhe mbështetjen për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Gjatë takimit u theksua energjia, përkushtimi dhe dashuria e diasporës për Kosovën, të cilat vazhdojnë të jenë një burim i rëndësishëm frymëzimi për subjektin politik dhe për vendin.