Gjenerali i UÇK`së, Lahi Brahimaj në 27 vjetorin e “Epopes së UÇK” ka thënë se me nderim e respekt të thellë u përkulën para veprës madhore të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, të cilët me sakrificën sublime i dhanë kahje rrugës së lirisë dhe të dinjitetit kombëtar.

“Epopeja e UÇK-së, e shkruar me gjakun e tyre , mbetet dëshmia më e fuqishme e vullnetit të pathyeshëm të popullit tonë për liri. Familja Jashari, me rezistencën heroike në Prekaz, u bë pishtari që ndezi flakën e lirisë në çdo pjesë të Kosovës. Lavdi e përjetshme familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar ai ndër të tjera.