Lahi Brahimaj  nga AAK-ja, ka konfirmuar lajmin ekskluziv të Ballkani.info se ish kryeministri Agim Çeku do të jetë në listën e AAK-së për deputet.

Ai ka thënë në “Frontal” të T7, se Çeku është nga figurat më kredibile në Kosovë.

“Agim Çeku do të jetë pjesë e listës së AAK-së”.

“Agim Çeku është një nga figurat më kredibile, por edhe në kohë të luftës edhe në periudhën shtetformuese”, ka thënë ai.