Labinot Tahiri e ‘zbulon’ koalicionin e ardhshëm të Qeverisë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri, përmes një statusi në Facebook ka kritikuar veprimet e opozitës në seancën e Kuvendit.

Seanca ishte thirrur sot nga opozita por dështoi nga mungesa e deputetëve, transmeton Ballkani.info.

E këtë mundësi e shfrytëzuan deputetët opozitarë që të kritikonin veprimet e Kryeministrit dhe Qeverisë në përgjithësi duke akuzuar Ministri të ndryshme për dështime në zhvillim.

Opozita akuzoi edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme për dështim të procesit zhvillimor, e këtyre deklaratave iu përgjigj deputeti nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri.

Ai tha se kjo është lojë politike për t’a sulmuar Behgjet Pacollin për kinse mos arritje, por kërkoi nga opozita që të parashtronin dështimet e kësaj Ministrie.

Tahiri tha se kjo që po ndodh është në interes të partive opozitare që t’a rrëzojne dikë nga Qeveria, e të nxënë vendin e tyre.

Statusi i plotë i Deputetit Tahiri:

Shumë ??????????????????

Pse seancë e jashtëzakonshme kinse për deshtimin e Ministrise se Jashtme!

Çfarë seance është kjo? Pse nuk flisni për deshtimet e juaja qe 10 vite duke e lanë popullatën pa viza?!
Pse nuk ju kerkoni falje popullatës për deshtimin e liberalizimit, derisa dje ne fushata premtuat se do i realizojme për 6 muaj levizjen e lirë pa viza, ju ishtit në Qeveri!

Çfarë skandale kemi nēpër ministritë tjera dhe nuk mbani seancē te jashtzakonshme?
Pse bash tek Begjet Pacolli?!
A mos ndoshta keni bërë pazare për tu futur në Qeveri me Ramushin, e tani doni me i mshu “Begjetit”se është me i fortë me ministritë, dhe hajt t’ia marrim e të futemi në Qeveri? Ndoshta edhe mund të egzistojë skenari i ardhshëm, që mund të keni biseduar edhe me vet Thaqin, për tu futur në Qeveri, sepse ndoshta u’a ka borgj sidomos Ldk-së, që e keni votuar për President, e sot të ju fus në Qeveri?!
Vet Avdullah Hoti e tha; se mundesi ka që edhe dikush nga opozita të futet në Qeveri nëse vazhdon situata kēshtu!

Ku po shifni deshtimet e ministrise se jashtme e të Behgjet Pacollit!

Shikoni të dashur qytetarë se, sa lobimet e realizimet e Begjet Pacollit jane berë për t’i sjellur njoheje REPUBLIKËS së KOSOVËS, dhe dikush ka mundesi ti besojë më shumë Daqiqit se Pacollit!
Nuk e keni të lehtë për t’ia dalur kësaj loje! /Ballkani.info/