Labi kërkon të ndërpriten grevat: Mësuesit, mjekët e meritojnë 1000€, por të forcohet shteti edhe pak

Këngëtari dhe ish deputeti, Labinot Tahiri, ka kërkuar të ndërpriten grevat në Kosovë.

Përmes një video-lidhje në ‘Facebook’, ai ka folur rreth aktualitetit politik e social në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Këngëtari ka komentuar grevën e nisur qe 2 javë nga sektori publik.

Veçanërisht, ai ka apeluar që të ndërpritet greva në arsim.

“Që ka mundësi greva mu shty mbas nja 6-7 muaje dhe kryeministri më pas të negociojë. Kryeministri ka përgjegjësi morale dhe t’i merr përgjegjësit. Ky vend ka nevojë për zgjidhje. Mos e merrni popullin në qafë me këto protesta e gjana. S’është koha e tollovisë. Unë s’jam ekspert, mësuesit, mjekët e meritojnë 1000 euro ndoshta, por le të forcohet edhe pak shteti dhe rregullohet gjithçka”, ka thënë Labi.

Sipas Labit, në Kosovë janë të shumta mundësitë për të pasur pozitivitet.

“A nuk janë tu dasht, a janë tu dasht me qit në mal këtë popull, nuk e di. Panik për çdo ditë, panik. Por unë ju them mos u dorëzoni. Sugjerimi është që për rastet humane kontribuoni për njëri-tjetrin në këtë situatë ku Gjermania e Evropa është duke pas krizë”, u shpreh ai.

Përtej kësaj, Labi edhe mediave u është drejtuar me një lutje.

“Pash Zotin sjellni lajme të pozitive, të mira. Sepse ka njerëz që kryejnë punë të mira. Ju e dini mirë që çdo ditë në depresion e ankth janë rinia e sodit. Është gjynah.”, u shpreh ai./Lajmi.net/