Labi i sigurt se do të bëhet sërish deputet

Ish-deputeti dhe këngëtari Labinot Tahiri, ka bërë të ditur se do të jetë në listen e koalicionit parazgjedhor AAK-PSD për deputet.

Ai ka postuar sot në mëngjes një foto me Daut Haradinaj, ndërsa ka shprehur bindjen që të dytë do të zgjedhen në postin e deputetit.

“Ju urojmë ditë të mbarë, nga unë dhe Dauti! Mirë po shkon e do të shkoj edhe më mirë ky shtator, ndërsa në tetor sebashku drejtë e në kuvend, sepse kemi punë akoma…! Ju priftë e na priftë e mbara! Labinot Tahiri, Ferizaj Kosove e Shqipërisë. 100% Shtet. AAK- PSD”, ka shkruar ai në Facebook.

loading…