Kylie Jenner konfirmon shtatzëninë e dytë

Kylie Jenner ka konfirmuar shtatzaninë e saj të dytë me të dashurin reperin Travis Scott.

Modelja 24 vjeçare e bëri publike ardhjen nëpërmjet një video të shkurtër në Instagram këtë të martë.

Spekulimet për një shtatzaninë e saj kishin kohë që qarkullonin në rrjet dhe fansat ishin të bindur për lajmin.

Në videon e postuar  ajo shihet duke i dhënë lajmin e lumtur të dashurit dhe familjarëve të saj, dhe ku tregon gjithë rrugëtimin gjtë pritjes së ëmbël.

Lidhja e Jenner dhe Travis Scott ka nisur lidhjen e tyre në 2017, ku çifti priti dhe vajzën e tyre të parë Stormi, e cila gjithashtu shihet shumë e lumtur për lajmin në klipin e postuar.