Kylie Jenner fotografohet përkrah këngëtarit Harry Hudson gjatë një darke në Malibu

Kohëve të fundit ajo ka kryesuar listën e ‘Forbes’ duke hyrë në listën e personave të famshëm me pagë më të lartë pasi fitoi 590 milionë dollarë në një vit.

Dhe Kylie Jenner e di se si të duket elegante gjatë një nate në qytet edhe gjatë pandemisë së COVID-19.

22-vjeçarja u fotografua përkrah këngëtarit Harry Hudson, teksa darkuan me Caitlyn Jenner, Sophia Hutchins dhe Nobu në Malibu të mërkurën në mbrëmje.

Kylie dukej me plot stil si gjithnjë, e cila kishte veshur një pallto ngjyrë të verdhë, teksa u pa duke lënë restorantin me mikun e saj, muzikantin 27-vjeçar.

Nuk kishte edhe aq rëndësi nëse ishte nata, kjo pasi Jenner me krenari mbante një palë syze kafe të errët.

Ajo gjithashtu kishte veshur një fustan të zi të shkurtër me një palë çizme të zeza të lëkurës.

Kylie ditë më parë u kryqëzua nga fansat, pasi vetëm 13 për qind e punonjësve në markën e saj janë njerëz me ngjyrë.

“Kylie Cosmetics” iu përgjigj disa prej komenteve, duke thënë se kompania planifikon të sjellë më shumë krijues të përmbajtjes me ngjyrë.