Kylie duket mahnitëse me fustan të ngushtë e dekolte të hapur gjatë pushimeve në Meksikë FOTOT

Kylie tërhoqi vëmendje me paraqitjen e fundit.

Kylie Jenner vazhdon të marrë vëmendje të madhe këto ditë me fotografitë nga pushimet.

Ajo bashkë me motrën e saj, Kendall Jenner, vendosën që këto ditë të udhëtojnë drejt Meksikës, për të pushuar.

Nga atje, janë të shumta fotografitë që i kanë ndarë me ndjekësit, teksa në shumë prej tyre shfaqen atraktive në bikni.

Në foton e fundit, Kylie u shfaq e veshur me një fustan të ngushtë, i cili ishte i hapur tek pjesa e gjoksit.

Ajo dukej për mrekulli në këtë imazh, ku fustani i ngushtë ia theksonte format trupore, ndërsa u komplimentua edhe nga ndjekësit.

Fotoja në fjalë vjen pak kohë pas publikimit të fotografive joshëse në bikini të zeza.