viçi

Ky viç është më i vogël në botë

Ky viç në foto thuhet se është më i vogli në botë.

I quajtur Lil’ Bill, peshon vetëm 4.5 kilogramë, i njëjtë me një mace shtëpiake dhe afërsisht sa një e dhjeta e viçave tjerë të moshës së tij.

Viçi i vogël është dërguar në kolegjin e veterinarisë “The Mississippi State College of Veterinary Medicine”, në Shtetet e Bashkuara, për t’u kontrolluar pasi pronarët e saj ishin të shqetësuar se mos është i sëmurë, shkruan Mirror.

Por, fatmirësisht, Lil’ Bill është në gjendje shumë të mirë shëndetësore përveç se është shumë më i vogël se viçat tjerë të të njëjtës moshë.