Ky është zyrtari i MPB-së që u gjet i vdekur në dhomën e motelit në Gjakovë

Të mërkurën, një 61 vjeçar është gjetur i vdekur në një motel në Gjakovë.

Gazeta Sinjali merr vesh se 61 vjeçari është Gjon Bardhoku, punëtor i Qendrës për Pajisje me Dokumente në Komunën e Gjakovës.

Po ashtu bëjnë të ditur se moteli në të cilin ai ishte gjetur i vdekur është “Vila 007”, i cili ndodhet në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë.

Në lidhje me këtë rast, Policia e Gjakovës për Gazetën Sinjali ka bërë të ditur se së bashku me 61 vjeçarin ishte një 21 vjeçare nga Kosova, e nacionalitetit ashkali.

Ajo kishte tentuar që t’i jepte ndihmë, por pasi nuk kishte pasur sukses e kishte lajmëruar policinë.

Policia bashkë me emergjencën kanë shkuar në vendngjarje, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.