Ky është prokurori që po e udhëheq operacionin në Telekom, për qindra mijëra euro keqpërdorime!

Prokuroria e Kosovës në bashkëpunim me Krimet Ekonomike ka arrestuar tre zyrtarë të Telekomit të Kosovës, si dhe një ish- këshilltar të MPB-së.

Operacioni i Krimeve Ekonomike po udhëhiqet nga prokurori Rafet Halimi si dhe nga shefi i sektorit kundër korrupsionit në polici, Fidan Haliti.

Të arrestuarit janë: Armend Osaj, Trim Musliu, Denis Ceman si dhe Kushtrim Musliu.

Sipas raportimeve të njëjtit dyshohet se kanë kryer keqpërdorime përmes një tenderi me vlerë mbi 300 mijë euro.

Detaje lidhur me rastin në fjalë kanë dhënë edhe nga policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar, mbi dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Operacioni policor është realizuar në rajonin e Prishtinës, ku pas kompletimit të rastit do të jepen informacione shtesë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.