“Ky është pazari i radhës”, Valon Syla flet për ndërrimin e komandantit të FSK’së

Gazetari Valon Syla ka folur në emisionin Pressing për ndërrimin e komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. E ka quajtur “pazar të radhës” së kryeministrit Albin Kurti.

“Ky është një pazar i radhës. Tash a do të jetë kjo letër apo mesazh për Vjosa Osmanin dhe ministrin e saj të Norvegjisë në FSK”, tha Syla.

“Rama është nip i Jasharajve dhe nip e dajë sot janë përsëri në krye të FSK’së. Ajo çka po shohim është një marrëveshje që Albin Kurti nëpërmjet familjes Jashari, nipave të tyre dhe njerëzve të UÇK’së që kanë shërbyer po mundohet ta ngrit tash peshën morale dhe t’i qes njerëzit keq moralisht që të fillojnë kritikat”, shtoi ai.

“Natyrisht kjo nuk është për kritikë por është mirë për transparencë t’i tregojmë publikut se çka po ndodh’, sqaroi Syla.