MOTI

Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër

Mbi vend do të depërtojnë fusha të presionit më të rritur nga Europa qëndrore, të cilat kushtëzojnë mot kryesisht të kthjellët, ndërsa nga veriu i kontinentit afrikan do të fillojë të shtrihet i nxehti afrikan, që nga dita e enjte pritet të rrisë temperaturat maksimale përreth, e ditën e premte edhe mbi 30C.

Nga dita e enjte gradualisht do të depërtojnë edhe përqëndrime më të larta të pluhurit saharian, të cilat ditën e premte dhe të shtunë do të jenë më të rritura, e kohëpaskohe vlerat e cilësisë së ajrit do të kalojnë edhe në të pashëndetshme.

13.05.2020 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë. Temperaturat në vise të ulëta 9C deri 28C, e në vise malore 6C deri 20C.  Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga jugu dhe jugperëndimi 3-11m/s. Indeksi UV: 9.

14.05.2020 – Nxehtë me më shumë vransira.  Temperaturat në vise të ulëta 13C deri 30C, e vise malore 10C deri 23C.  Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugu dhe jugperëndimi 4-15m/s, me hove deri në 17m/s. Indeksi UV: 7.