Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në vend do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat vende-vende mund të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius, shkruan lajmi.net.
Indeksi UV do të jetë i lartë, kryesisht në orët e mesditës.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-11m/s.
Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore.








