Ky është parashikimi i motit për sot

Sot pritet të mbaj mot me diell me vranësira të shpërndara, njofton Instituti Hidrometeorologjik.

Sipas këtij instituti, në fushat termike parashihen rritje të lehta në të dy vlerat ekstreme, por jo reshje, përveç ndonjë rige të izoluar.

“Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius. Në viset malore temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-21 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

IHMK bën të ditur se indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj kontakti direkt me rrezet e diellit, në orët e mesditës këshillon të jetë sa më i kufizuar.

“Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-10 m/s”, përfundon njoftimi.