Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se edhe java e ardhshme na pret me mot të vranët.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se kjo javë do të fillojë me mot me vranësira dhe kushte për reshje.

Sipas IHMK-së, reshjet parashihen të jenë të karakterit lokal, shkruan lajmi.net.

IHMK ka njoftuar se të martën dhe të mërkurën parashihen të mbajë mot i qëndrueshëm me vranësira dhe intervale me diell.

Lexo edhe: 

Ndërkaq, të enjten dhe të premten IHMK bën të ditur se sërish parashihet destabilizim i motit, duke u krijuar kushtet për reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi deri 12m/s.

Kjo situatë meteorologjike që do të mbizotërojë gjatë javës së ardhshme, do të mundësoj qarkullim aktiv dhe të vazhdueshëm të masave të ajrit, kështu që cilësia e ajrit po thuaj se gjatë gjithë javës, parashihet të jetë në vlerat e shëndetshme.

Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për dy ditët e ardhshme në qytetet kryesore të vendit.