Ky është parashikimi i motit për këtë javë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se gjatë kësaj jave në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Sipas IHMK-së, gjatë kësaj jave, moti parashihet të jetë me kushte të qëndrueshme meteorologjike. Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.

“Do të ketë orë më shumë me diell se java e fundit. Sa i përket temperaturave, parashihet rritje, sidomos në vlerat e maksimaleve, derisa minimalet do shënojnë ulje në një shifrorë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes.