“Prishtina Weather”, parashikon mot të nxehtë dhe me diell në fundjavë. Ndërsa, në fillim të javës së ardhshme sërish mundësi për shi.

Ditëve të fundjavës do të vazhdojë të mbajë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell, derisa temperaturat maksimale do të rriten edhe mbi 30 gradë.

Nga fillimi i javës së ardhshme mbi rajon pritet kalimi i një fronti të ftohtë nga Europa Qëndrore, që sjellë kushte për zhvillime të rrebesheve me shi dhe bubullima, kryesisht orëve të pasdites.

Datat:

22.08 – Nxehtë, kthjellët dhe me diell.

23.08 – Kryesisht me diell dhe nxehtë. Pasdite rreth viseve malore mundësi për zhvillim të ndonjë rrebeshi shiu.

24.08 – Paradite kryesisht me diell. Pasdite do të ketë zhvillime të vransirave, e priten mundësi për rrebeshe shiu me bubullimë.

25.08 – Kryesisht me vransira. Pasdite dhe në mbrëmje priten rrebeshe shiu dhe bubullima.

26.08 – Vransira dhe intervale me diell. Nga mesdita mundësi për reshje lokale shiu.