Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për se sot gjatë ditës do të mbajë mot me diell dhe vranësira.
Kjo situatë meteorologjike sipas institutit mbetet si pasojë e masave anticiklonike të cilat mbesin të qëndrueshme mbi kontinentin e Evropës Juglindore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.







