Ky është organi që nuk “fle” asnjëherë

Kur flini, mund të mendoni se pesë shqisat tuaja janë duke pushuar, por një studim i kohëve të fundit nga Universiteti Vanderbilt në Nashville, Tennessee, sugjeron që ju duhet të keni kujdes për atë që thoni kur jeni në gjumë sepse veshët janë gjithmonë në aktivitetin e tyre të plotë. Studiuesit studiuan fëmijët e moshës parashkollore ndërkohë që ishin duke fjetur. Çdo gjë u bazua në disa fjalë që ata i vinin vazhdimisht gjatë gjumit në përsëritje. Në momentin që fëmijët u zgjuan ato filluan të flisnin normalisht por pjesë përbërëse të fjalëve ishin dhe ato që kishin dëgjuar gjithë kohës. Truri i fëmijëve tregoi shenja pozitive kur dëgjuan fjalët kyçe, duke treguar se ata ishin në gjendje të dallonin tingujt e atyre fjalëve. Një nga qëllimet e studimit është që të kuptonin më mirë se si zhvillohet truri i tyre dhe nëse ata ende regjistrojnë informata gjatë gjumit. Por është gjithashtu një informacion i mirë për të patur kujdes që nuk duhet folur për problem dhe kur fëmijët janë në gjumë pasi ato dëgjojnë çdo gjë dhe pavetëdije.