COVID-19

Ky është bilanci i fundit me koronavirus deri më sot në Kosovë, kaq janë raste aktive

Numri i të infektuarve në Kosovë deri tani ka arritur në 1,110, derisa janë shëruar 843 persona, dhe janë konfirmuar 30 viktima, shkruan ballkani.info

Me 1 qershor zyrtarisht filloi faza e tretë e lehtësimit të masave, ku kafiteritë dhe bizneset e shumta rifilluan punën e tyre.

Ndërsa sipas Ministrisë së Shëndetësisë me 20 qershor do rishikohet gjendja, dhe ndikimi i lehtësimit të masave që është krijuar deri tani.

Komuna më e prekur vazhdon të jetë Prizreni me 135 raste, dhe me 67 të shëruar. Ndërsa menjëherë pas Prizrenit vie Ferizaji, Vushtrria dhe Prishtina.

Në Kosovë deri tani janë 237 raste aktive. /Ballkani.info/