Gjatë javës së ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe më i ngrohtë.
Ditën e martë do të ketë depërtim të masave më të freskëta ajrore në rajon, ku do të sjellin përkohësisht vranësira dhe një ulje të lehtë të temperaturave, e vende-vende me mundësi edhe për riga lokale shiu.
Prishtina Weather njofton se temperaturat minimale do të luhaten nga 13 gradë Celsius deri në 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 27 gradë Celsius deri në 30 gradë Celsius.








