Ky do të jetë kandidati i VV-së për kryetar të Drenasit

Fejzi Kiqina do jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Drenasit në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen më 17 tetor.

Këtë e ka bërë të ditur, Shemsi Elezi, ish-kandidat për kryetar të kësaj komune nga LVV në zgjedhjet e vitit 2017.

Fejzi Kiqina është vëllai i heroit Rasim Kiqina.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Drenasit aktivistë dhe aktiviste të Lëvizjes VETËVENDOSJE! , sot në Qendrën tonë e kaluam një proces të rëndësishëm lidhur me përgatitjet per zgjedhjet lokale të 17 Tetorit.

Përmes demokracisë së brendshme sot në mbledhjen e Këshillit të Qendrës u votua  per kandidatin për kryetar të Komunës së Drenasit.

Nga sot e kemi kandidatin për kryetar të Komunës nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Fejzi Kiqina.

Poashtu zgjedhjet u kryen me sukses edhe  për Listën e kandidatëve per asamble komunale.

Ne e kemi kandidatin më të mirë dhe Listën  për asamble komunale.

Urime kandidatit për kryetar Fejzi Kiqina dhe të  gjithë kandidatëve për asamble komunale.

Me këtë ngjarje besojm se kemi arritë që të përmbushim kërkesat e qytetarëve të Drenasit  që të prezantojmē kandidat për  kryetar njeriun e duhur.