Jeton Bytyqin

Kuvendi propozon Jeton Bytyqin kandidat për gjyqtar në Kushtetuese

Kuvendi i Kosovës ka propozuar Jeton Bytyqin kandidat për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Me procedurë të votimit të fshehtë, gjithsej votuan 96 deputetë, ku 69 vota ishin për Bytyqin, 19 vota për kandidatin tjetër, Selman Ymeri, ndërsa 8 ishin të pavlefshme.

Në këtë seancë, ka kaluar edhe propozimi për tre anëtarët vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Me vota 63 për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i zgjodhi anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

VIDEO BONUS: “200 mijë qytetarë ta kanë lëshu Kosovën” – “Po manipuloni”, përplasje mes Zemajt dhe Muratit