Kuvendi i Kosovës po e mban një seancë të veçantë në 20 vjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës.

Kjo seancë ka nisur me një minutë heshtje në nderim të të rënëve në këtë masakër.

Masakra në Burgun e Dubravës cilësohet si njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi serb.

Brenda burgut janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.

Drejtësi kanë kërkuar vazhdimisht të mbijetuarit e masakrës dhe familjarët e të vrarëve.