Kuvendi
Kuvendi deri në orën 15:00 pauzë
Kuvendi i Kosovës në mungesë të dy partive opozitare LDK dhe LVV ka vendosur që të shkoj në pauzë deri në orën 15:00 transmeton Ballkani.info.
Këtë gjë e bëri të ditur nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti i cili tha se do të presin nëse deputetët që po mungojnë do të kthehen në sallë deri në orën 15:00.
Ndërkohë, përderisa dy partitë opozitare e kanë bojkotuar këtë seancë, PSD-ja ka qëndruar në sallë, gjë që ua siguroi partive në pushtet kuorumin për të vazhduar me pikan në rend dite.
Në këtë seancë një numër i madh i pikave u shtyn në mungesë kuorumi përderisa një vetëm një numër i vogël prej tyre kaluan