Kush është Petkoviq që mori detyrën e Marko Gjuriqit?

Petar Petkoviq zëvendësoi Markon Gjuriqin, si drejtor i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë.

Petkoviq u emërua shef i Zyrës për shkak të pozitës së re të Gjuriqit, i cili po largohet për pozitën e ambasadorit serb në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, emri i zyrtarit të ri nuk është shumë i njohur në Kosovë.

Sic ka raportuar e përditshmja serbe, Danas, Petkoviq deri tash ka qenë ndihmësdrejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë.

Ai ka qenë zëdhënësi i Partisë Demokratike të Serbisë në kohën kur ish-kryeministri serb Vojislav Koshtunica ishte edhe kryetar iu kësaj partie, nga e cila u largua në vitin 2014, menjëherë pas Koshtunicës.

Në ndërkohë, ai u bë anëtar i Partisë Progresive Serbe dhe ai ka qenë duke kryer funksionin e ndihmësit të drejtorit të Zyrës për Kosovë dhe Metohi që nga prilli 2016.

Petkoviq dhe Gjuriq nënshkruan Procesverbalin për transferimin e detyrave në zyrën e drejtorit të Zyrës për Kosovë, në prani të anëtarëve të bordit të zgjeruar të ish-drejtorit, njoftoi Zyra për Kosovë dhe Metohi.

Drejtori i ri i Zyrës për Kosovë dhe Metohi u dorëzua: Raporti për punën, Raporti për numrin dhe strukturën e punëtorëve dhe të punësuarve dhe Rregullorja për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Zyrën për Kosovë dhe Metohi.

Petkoviq përfundoi tre vjet studime të doktoratës në Fakultetin e Shkencave Politike, Universiteti i Beogradit, Departamenti i Studimeve Ndërkombëtare dhe Evropiane dhe më 9 tetor 2018, ai mbrojti disertacionin e doktoratës me temë “Transnacionalizmi i Demokracisë së Krishterë Evropiane në Shekullin 20”, duke fituar titullin Doktor i Shkencave Politike. /Express/