pasuria

Kush është më i pasur, Rita Ora apo bashkëshorti i saj?

Regjisori Taika Waititi dhe këngëtarja Rita Ora janë në lidhje prej pak kohësh.

Të dy janë shumë të suksesshëm në fushat e tyre përkatëse. Ora ka pasur disa këngë hit në Britaninë e Madhe, ndërsa Waititi është bërë një nga emrat më të kërkuar në Hollywood.

Megjithatë, njëri prej tyre ka një vlerë neto më të lartë se tjetri, edhe pse të dy janë jashtëzakonisht të suksesshëm.

Sipas Celebrity Net Worth, Taika Waititi ka një vlerë neto prej 13 milionë dollarësh, ai e ka ndërtuar vlerën e tij përmes projekteve të tij të ndryshme si aktor, regjisor dhe producent.

Regjisori i Zelandës së Re bëri disa projekte më të vogla, duke përfshirë ‘What We Do in the Shadows’, ‘Eagle vs Shark’ dhe ‘Hunt for the Wilderpeople’, përpara se të kalonte në projekte më të mëdha si ‘Thor: Ragnarok’ dhe ‘Thor: Love and Thunder’ dhe në vitin 2020, ai fitoi një çmim Oscar për skenarin e tij për ‘Jojo Rabbit’.

Si aktor, Waititi është shfaqur në një numër filmash, si ‘Free Guy’, ‘The Suicide Squad’ dhe ‘Lightyear’.

Waititi është edhe producent në disa shfaqje, duke përfshirë ‘What We Do in the Shadows’, ‘Our Flag Means Death’, ‘Reservation Dogs’ dhe ‘Wellington Paranormal’ dhe ai gjithashtu drejtoi një episod të ‘Mandalorian’.

Sidoqoftë, Ora është një superstar i madh në Mbretërinë e Bashkuar, gjë që mund të shpjegojë pse vlera e saj neto është më shumë se ajo e Waititit.

Sipas ‘Celebrity Net Worth’, Ora ka një vlerë neto prej 30 milionë dollarësh. Vlera e saj neto është kryesisht për shkak të karrierës së saj muzikore, e cila përfshin këngë hit si “How We Do (Party), “I Will Never Let You Down” dhe “Your Song”./prive