Kush është asistenti i Shpend Ahmetit që u kërcënua sot?

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe asistenti i tij, Nezir Ismaili, janë kërcënuar sot rreth orës 11:00 në zyret e tyre nga një person, rast ky që po cilësohet nga Policia e Kosovës si kanosje ndaj personit zyrtar, raporton portali Front Online”.

“Front Online” merr vesh se asistenti ekzekutiv i Ahmetit, Nezir Ismaili, është djali i tezës i të parit të Prishtinës. Zëdhënësja e Komunës së Prishtinës Mirlinda Mullafazliu, ka thënë për FrontOnline se Policia është duke u marrë me këtë rast.

Mullafazliu tregoi se gjatë kohës sa ka ndodhur kjo ngjarje, ajo nuk ishte prezente, prandaj nuk ka edhe informacione tjera. Lajmin për kërcënim e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se sot rreth orës 11:00 policia ka iniciuar rastin “Kanosje ndaj personit zyrtar”.