Kush duhet të jetë Drejtor i ATK-së?

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi është shprehur se kush mendon se duhet të jetë drejtori i ardhshëm i Administratës Tatimore të Kosovës.

Procesi i zgjedhjes së Drejtorit të ardhshëm të ATK-së, ka qenë mjaft i komplikuar duke marrë parasysh zhvillimet e komplikuara që kanë ndodhur ditëve të fundit.

Së pari, Ministria e Financave kishte konfirmuar lajmin që e kishte raportuar Ballkani.info se afati për konkursin për Drejtor të Përgjithshëm të ATK-së është shtyer.

Përderisa Ministria veçse kishte shpallur konkursin e hapur, drejtori i deri tanishëm, Sakip Imeri, ishte ankuar zyrtarisht duke u arsyetuar se ka kontratë deri në fund të muajit janar të vitit 2019.

Por vetë Sakip Imeri, tash ka ri-konkuruar në pozitën që ende është duke e mbajtur, deri në zgjedhjen e Drejtorit të ri.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se Drejtor i Përgjithshëm i ATK-së, duhet të zgjedhet dikush që nuk ka ndikime politike, profesionist dhe dikush që e kupton rëndësinë e biznesit.

Ballkani.info ka siguruar emrat e të gjithë kandidatëve për Drejtor të Përgjithshem të ATK-së.

Lista është si vijon:

Ismet Alia, Ruzhdi Zeqiri, Murat Mehmeti, Shaqir Totaj, Hamdi Hoxha, Ilir Murtezi, Hamit Mulaj, Astrit Haraqija, Isen Lipovica, Besim Ahmeti, Remzi Smajli, Petrit Popova dhe Sakip Imeri. /Ballkani.info/