Kush do të trashëgojë pasurinë e majme të Princ Filipit?

Princi Filip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabet, një ndër figurat kryesore të familjes mbretërore për gati shtatë dekada, vdiq mëngjesin e së premtes, 9 prill 2021.

Duka i Edinburgut ndërroi jetë në moshën 99 vjeçare, duke lënë pas një familje të madhe me katër fëmijë, tetë nipër e mbesa, tetë stërnipër, si dhe një pasuri të madhe.

Sa ishte paga e tij?

Paga vjetore e Princit Filip arrinte shumën prej 500,000 dollarësh dhe paguhej nga xhepat e taksapaguesve përmes llogarisë së Grantit Sovran që administron pagat e familjes mbretërore.

Nuk dihet nëse Princi e merrte këtë pagë pas vitit 2017, kur dha dorëheqjen nga detyrat e tij mbretërore.

Bashkë me Mbretëreshën Elizabet posedonin aksione dhe tokë që Mbretëresha ka trashëguar nga familja e saj, si kështjella Balmoral dhe rezidenca e Sandringham.

Por, sa llogaritet pasuria e Princit Filip?

Deri ditën që vdiq, pasuria totale e Princit Filip ishte rreth 30 milionë dollarë, sipas prestigjozes, Celebrity Net Worth.

Kush do të trashëgojë pasuritë e Princit Filip?

Ndërkohë shumica e pasurive të paluajtshme të Princit Filip janë në pronësi të përbashkët me Mbretëreshën Elizabet, thuhet se pasuria do menaxhohet nga Elizabeta.

Gjithashtu mund të ndahen midis katër fëmijëve të tij.