Kusari për Ditën e Grave: Në vend të darkave e luleve, barazoni rrogat

Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka shkruar në rrjetin social facebook për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Ajo mesazhin e ka drejtuar te burrat por edhe gratë që janë në pozita udhëheqëse, duke kërkuar që në vend të darkave e luleve, t’i barazojnë rrogat.

Postimi i saj i plotë:

Sot per 8 mars, dite ne te cilen shenohet lufta e grave per barazi, i ftoj burrat -besa edhe grate- ne pozita me menaxheriale me i shiku listat e rrogave dhe me i analizu a i paguajne njejte grate sikur burrat.

Kur ta shihni qe i diskriminoni, ne vend te darkava e luleve, bejeni zemren guri dhe mundohuni me i barazu rrogat.

Po ashtu, mos ia nxini jeten stafit qe jane shtatzane dhe nena.

Ndersa per vajzat dhe grate, mundem me thene vetem dicka: le te vazhdojme te luftojme per barazi.