Flutura Kusari

Kusari me një pyetje e katër alternativa ironizon për jotransparencën e Zyrës së Kryeministrit

Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka ironizuar me jotransparencën e Zyrës së Kryeministrit, duke shtruar një pyetje në formë “quizzi”, me katër alternativa të një përgjigje të saktë.

Kusari ka shtruar pyetjen se sa kohë i duhet ZKM-së, të kthej përgjigje në një kërkesë për qasje në dokumente publike, duke dhënë dy alternativa të cilat do të ishin të sakta sikur të përfillej ligji, dhe dy të tjera, që siç duket fatkeqësisht janë përgjigjja e saktë; varet kush e kërkon, he he he suksese.

Postimi i plotë:

Quizz

Sa kohë i duhet Zyrës së Kryeministrit me kthy përgjigje në kërkesë për qasje në dokumente publike për një dokument të gatshëm dhe lehtësisht të qasshëm?

A. 24 orë, siç kërkon standardi i transparencës radikale

B. 7 ditë, sipas ligjit

C. Varet kush e kërkon

D. he he he, suksese

VIDEO BONUS: Ganimete Musliu: E kemi presidente dikë që e luan rolin e asistentes teknike të Albin Kurtit