Kryeministri Albin Kurti ka vizituar Telekomin e Kosovës bashkë me ministrat e tij Hekuran Muratin dhe Artane Rizvanollin.

Me këtë rast, kryeministri Kurti ka përmendur punën që kanë bërë punëtorët e Telekomit ndër vite. Ai ka përmendur edhe punën që është bërë menjëherë pas çlirimit, megjithëse duket se kryeministri i referohet atij çlirimit të vërtetë – të Kosovës së pasluftës – e jo çlirimit që partia, militantët e madje edhe vet Kurti shpesh e ka përdorur në diskurs pas fitores politike të tyre.

“Erdha të përgëzoj bordin dhe punëtorët për punën që kanë bërë gjatë vitit 2021 por edhe më herët sepse shumë prej punëtorëve këtu e kanë rimëkëmbur Telekomin e Kosovës këtu pas çlirimit dhe para një decade na kujtohet të gjithëve se cfarë dividente milionëshe i sillnin buxhetit të Kosovës. Jemi të interesuar që Telekomin ta bëjmë lider në Kosovë ashtu sic ka qenë dhe për këtë arsye kemi dhënë mbështetje financiare në vitin që lam pas’, ka thënë kryeministri.