Kurti uron Ditën e Çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetorin e themelimit të VV-së

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka uruar Ditën e Çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetorin e themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti ka shkruar në Twitter se liria e Kosovës është rezultat i përpjekjeve të gjeneratave që kurrë nuk hoqën dorë.

“Ne gjithmonë kemi pasur një lëvizje për liri, drejtësi dhe progres. Liria jonë është rezultat i përpjekjeve të gjeneratave që kurrë nuk hoqën dorë. Sot jemi mirënjohës popullit dhe alëatëve tonë. Gëzuar Dita e Çlirimit Kosovë. Gëzuar 15 vjetori Lëvizja Vetëvendosje”, ka shkruar Kurti.