Kurti tregon arsyen e takimit me Mustafën

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur pas takimit me kreun e LDK-së, Isa Mustafën.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se së bashku me Mustafën kanë biseduar për situatën politike në vend dhe gjendjen e rëndë ekonomike.

“Më 22 gusht, dy grupet tona parlamentare do të jenë në përbërje të plotë për ta shpërndarë Kuvendin dhe për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja demokratike”, ka shkruar ndër të tjerash Kurti, përcjell Ballkani.info.

Në fund, Kurti tha se kanë konstatuar se shpresa po rikthehet te qytetarët, për një të ardhme me drejtësi e përparim. /Ballkani.info

Postimi i plotë:

loading…