Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë kërkuar raportimin e kryeministrit Albin Kurit të premten në Kuvend.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se të premten e kësaj jave do të ftohet kryeministri Albin Kurti në raportim lidhur me zhvillimet e fundit në dialog.
Ai pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë se presin që kryeministri të jetë i pranishëm.
“Presim të dimë çfarë ka ndodhur në aspektin e shtrëngimit të masës, e çka janë dakorduar për Asociacionin. Nuk ka pse me u mbajt i fshehtë dokumenti kur tashmë është pranuar nga Qeveria”, ka thënë ai.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se Rezoluta e Kuvendit e obligon kryeministrin që të raportojë çka ka ndodhë.
“Për ne është shumë e rëndësishme të dimë sesi do të jetë Asociacioni. Po ashtu kemi proceduar një kërkesë në lidhje me kërkesën e minatorëve. Nëse kjo nuk aprovohet do të kërkojmë përmes seancës të së enjtes që ta vendosim në rend të ditës”, ka thënë ai.







