Kurti takon Krasniqin, diskutohet çështja e Vettingut

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Takimi është zhvilluar në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

Temë e diskutimit në mes Kurtit dhe Krasniqit theksohet të ketë qenë Vettingu.

I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pritet që të flasë para mediave lidhur me këtë takim.