Kryeministri Kurti, pas takimit me Lajcakun, ka shkruar në Gjilan për të përcjellë mbjelljen e drithërave nga një bujk. Kurti, që s’u deklarua për takimin, thotë se një “gazetare e ndiqte nëpër ara”, për ta pyetur rreth Lajcakut. E, Kryeministri, thotë se pyetjen e gazetares ia përcolli bujkut.
Kurti ka vazhduar të flasë me përqindje për rritjet që, sipas tij, ka pasur edhe në siperfaqen me të mbjellura dhe përkrahjen qeveritare për mbjelljen e grurit.
Pas rritjes së rendimentit këtë verë, po shtohen edhe mbjelljet këtë vjeshtë. Në vitin 2022 është rritur për 15.5% sipërfaqja e mbjellur me grurë dhe për 91% ajo me misër. Krahasuar me 2021 përkrahja qeveritare për mbjelljen e grurit është rritur për 216% për hektar, kurse për atë të misrit 119% për hektar.
Në Miresh të Gjilanit, Kryeministri shkoi pas takimit me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak.
Kurti thotë se një gazetare që “e ndiqte nëpër ara”, po e pyste për Lajcakun. Kryeministri thotë se e pyeti bujkun për Përfaqësuesin Special.
“Teksa bisedonim me bujqit, gazetarja që na ndiqte nëpër ara po më pyeste me insistim për Lajçakun. Unë e pyeta traktoristin për Lajçakun, por ai tundi kokën e i dha gaz traktorit”, ka shkruar Kurti.







