Kurti paralajmëroi reciprocitet ndaj Serbisë, Vuçiq: Nuk mund të bëjmë asgjë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar paralajmërimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit se Kosova do të aplikojë masat e reciprocitetit ndaj Serbisë si dhe mundësinë e arritjes së një zgjidhje kompromisi mes dy vendeve.

Vuçiq tha se duhet të shohin se cilat janë gjërat e tjera që kanë të bëjnë me respektimin e Marrëveshjes së Brukselit, “nëse ata do ta bëjnë ose jo”.

“Është absolutisht e pamundur të ndikosh në lëvizjet irracionale. Nuk mund të ndryshoni asgjë”, tha Vuçiq.

Duke folur para mediave serbe, Vuçiq theksoi sot se aktgjykimi në shkallën e tretë kundër Ivan Todosijeviqit është i rëndësisë kyçe për Serbinë.

“Është e rëndësishme për ne që të ruajmë sa më shumë sigurinë e njerëzve tanë në ‘Kosovë dhe Metohi’. Kjo është arsyeja pse ne do të shohim se cili do të jetë reagimi ndaj vendimit të shkallës së tretë kundër Ivan Todosijeviqit”, tha ai.