Kurti nesër niset për në Bruksel

Kryeministri i vendit, Albin Kurti do të qëndroj për një vizitë një ditore në kryeqytetit Evropian, në Bruksel.

Ai nesër do të zhvillojë takime me kryetaren e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, me kryeministrin  e Belgjikës dhe shumë komisioner.

Këtë e ka bërë të ditur pas mbledhjes së Qeverisë, zëdhënësi i saj, Përparim Kryeziu.

Ndërsa Kurti në këto takimet do të jetë i shoqëruar nga  zv/kryeministrja dhe ministrja e Jashtme Donika Gervalla.